Deputetët britanikë kanë miratuar me shumicë dërrmuese marrëveshjen e tregtisë Brexit për të hapur rrugën që marrëveshja MB-BE të hyjë në fuqi nesër, në orën 11:00.

Dhoma e Përfaqësuesve mbështeti marrëveshjen e arritur midis kryeministrit Boris Johnson dhe BE-së, në prag të Krishtlindjes, me 521 vota pro dhe 73 kundër.

Marrëveshja, e cila përmban 1246 faqe dhe mbulon tregti me vlerë 660 miliardë paund, do t’i kalojë Dhomës së Lordëve për t’u shqyrtuar.

Qeveria shpreson që marrëveshja do të kalojë nëpër të gjitha fazat e kërkuara parlamentare në një ditë të vetme.

Për këtë arsye, ajo do të ratifikohet plotësisht përpara fundit të periudhës së tranzicionit Brexit, në 11:00, në prag të Vitit të Ri.

Johnson: Britania e Madhe do të jetë aleatja më e mirë e BE

Britania e Madhe do të jetë për Bashkimin Europian mikesha dhe aleatja më i mirë pas Brexit-it, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson në Dhomën e Komuneve.

Gjatë ditës, marrëveshja do të nënshkruhet nga të dy palët.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta nënshkruajnë në Bruksel, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, do ta nënshkruajë në Londër.