Një sërë komisionesh parlamentare mblidhen sot online në Kryesinë e Kuvendit duke nisur prej orës 10:00. Në rendin e ditës parashikohet një seance dëgjimore me Ministren e Shëndetësisë lidhur me masat e marra nga qeveria për vaksinimin anticovid të popullatës.

Në konferencën e javës që lamë pas kryeministri Rama njoftoi për vonesën me dërgesën nga kompania Pfizer pas njoftimit të bërë nga vetë kompania.

Ministrja pritet të flasë për planin e vaksinimit që ka përgatitur Shqipëria në këtë fazë.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve në orën 11:00 diskutohet akti normativ që autorizon Agjencinë Shtetërore për shpronësimin të marrë përsipër procesin e pronarëve në Fier, në zonën ku do të ndërtohet spitali i ri si një bashkëpunim me qeverinë turke.

Kryeministri Rama kërkoi që zotëruesit e tokave të punësohen në kantier nëse kanë dëshirë.