Vetëm pak minuta përpara se të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, selia blu ka shpërndarë për mediat mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Gabriel Escobar, i cili u shpreh se nëse Partia Demokratike zgjedh kryetar një person të shpallur “non grata”, referuar Sali Berishës, do të ketë pasoja.

Sali Berisha ka deklaruar se sot në Kuvendin që ka thirrur do të shkarkojë Lulzim Bashën, ndërsa ky i fundit një javë më pas, në 18 Dhjetor ka paralajmëruar përjashtimin e liderit historik nga partia Demokratike.