Projekti për ta bërë Roskovecin si Toskana, paska qenë TEC-i i Engjëll Agaçit e Bashkim Ulajt, që do të helmojë zonën, për të prodhuar energji për Greqinë…

Greqia që do marrë 90% të energjinë së prodhuar në Roskovec, nuk e ndërtoi TEC-in në Janinë e Selanik, sepse nuk e lejojnë banorët dhe e ndalojnë 3 Konventa të BE; ndërsa kryeministri Edi Rama e pranoi ndërtimin e tij në Shqipëri, ngaqë Shqipërinë dhe shqiptarët i trajton si vend e popull i Botës së Tretë…

Emri i Engjëll Agaçit del në çdo emërim ministrash, zyrtarësh të lartë, PPP, landfille, dosje trafikantësh, marrëveshje ekonomike private me mafiozët e botës që bën Babloku, në çdo aferë me oligarkë dhe kompani të huaja offshore, që zhvasin buxhetin dhe pasuritë e Shqipërisë.

Por emrin e Engjëll Agaçit, këto ditë e kanë nxjerrë dhe bashkëfshatarët e tij në Roskovec, gjatë protestës kundër vendimit të qeverisë dhe bashkisë, për ndërtimin e një kompleksi me tre TEC-e në zonën e banuar “Suk-1”.

Don Agaçi dhe Bashkim Ulaj, TEC-in me gaz e mazut në Roskovec

Kanë nisur procedurat zyrtare, për të miratuar këtë krim të rëndë mjedisor, që do shkatërrojë 700  hektarë toka e sera, ferma blegtorale e burime ujore; si dhe do helmojë jetën e 35 mijë banorëve të njësisë Suk-1, të krejt banorëve të Bashkisë Roskovec e fshatrave të Bashkisë Dimal.

Pasi ka garantuar miratimin nga Këshilli Kombëtar i Territorit që varet nga kryeministria dhe leja po mbahet e fshehtë, skuthi Engjëll Agaçi urdhëroi krye bashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi dhe këshilltarët e PS, të miratonin ndërtimin e kompleksit të 3 TEC-ve me gaz e mazut.

Më 26 mars 2024, në 10 minuta mbledhje të Këshillit Bashkiak të Roskovecit të rrethuar me polici dhe duke kërcënuar këshilltarët e opozitës; këshilltarët e PS miratuan lejen për ndërtimin e TEC-it të Engjëll Agaçit, me raporte mjedisore false e pa bërë asnjë konsultim me banorët.

Banorët e fshatrave Suk-1, Suk-2, Arapaj, Strum, Velmish, Drenovicë, Samaticë, Rrëzë, Gorican, Kutalli etj, gjatë protestës para Bashkisë së Roskovecit ditën e miratimit të lejes, deklaruan se kompleksi i TEC-eve me gaz e mazut, që do ndërtohet në zonën Suk-1, është investim dhe biznes i Engjëll Agaçit.

Ky, është maskuar pas firmës “Shkëlqimi 07” të ndërtuesit Agron Kapllanaj, krushk i Engjëll Agaçit dhe ish-kryetar i Bashkisë së Ballshit e ish-shërbëtor i Sali Berishës, që gjatë pushtetit të Edi Ramës, ka marrë 56 milionë Euro tenderë.

Por këshilltarët e opozitës, kanë nxjerrë dhe emrin e oligarkut Bashkim Ulaj; i cili, me firmën “Gener-2 Sh.p.k” do investojë kompleksin e TEC-ve në Roskovec dhe do jetë ortak me Engjëll Agaçin në masën 35%, ndërsa firma “Shkëlqimi 07 Sh.p.k” e Agron Kapllanajt, do jetë n/kontraktore punimesh.

Më 24 prill 2024, gjatë një takimi me PS në Fier, drejtuesi politik i këtij qarku, Taulant Balla, tha, se kompleksi i TEC-ve në Roskovec, nuk do ketë asnjë ndikim në mjedisin e zonës dhe do t’i shërbeje ekonomisë së krejt zonës Roskovec-Patos-Dimal, por realisht, 90% e energjisë së prodhuar do eksportohet në Greqi.

Saktësojmë, se Greqia që do marrë 90% të energjinë së prodhuar në Roskovec, nuk e ndërtoi TEC-in në Janinë e Selanik, sepse nuk e lejojnë banorët dhe e ndalojnë 3 Konventa të BE; ndërsa kryeministri Edi Rama e pranoi ndërtimin e tij në Shqipëri, ngaqë Shqipërinë dhe shqiptarët i trajton si vend e popull të Botës së Tretë.

Gjatë një takimi elektoral më 3 prill 2021 në Roskovec, kryeministri Edi Rama, tha: – Brenda 2-3 vitesh, kemi një projekt zhvillimi agro- bujqësor e turistik, që të bëjmë si Toskana e Italisë, zonën e Roskovecit me këto kodra piktoreske, liqene e 1000 hektarë toka pjellore.

Por doli, se projekti për ta bërë Roskovecin si Toskana, paska qenë TEC-i i Engjëll Agaçit e Bashkim Ulajt, që do të helmojë zonën, për të prodhuar energji për Greqinë.