Si një lojtar me rol kryesor në megaaferën e inceneratorëve të Tiranës, xhongleri mediatik Erion Veliaj, kur doli nga SPAK-u, mes një akrobacie fjalësh me “miq e armiq të gëzuar”, tha se “me gjithë dëshirën për t’i lehtësuar nga ankthi…, për arsye hetimore, ca informacione nuk mund t’i ndante me publikun”…
Gjithashtu, ai nuk harroi të “falënderonte” SPAK-un, veten dhe të vetët për investimin e bërë për një “drejtësi të re” në Shqipëri…

Gjithsesi, më e rëndësishmja në deklaratën e Erion Veliajt pas turneut 7-orësh në ambientet e SPAK-ut, mbetet lajmi i tij se: “ka qenë ‘ndihmës i prokurorëve’…”.

_____

Ps: Shtëpia Botuese ‘SPA’ njofton se këto ditë do dalë nga shtypi libri me titullin ‘Si të bëhesh një kampion i drejtësisë në 7 orë’.