Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, partia Aleanca Kuq e Zi u bën thirrje partive te vogla të bashkohen në një pol të vetëm për të sfiduar të mëdhenjtë PSPDLSI.

Kryetarja e kësaj force politike, Lumturi Ratkoceri, në një konferencë për shtyp, ka propozuar me një marrëveshje të noterizuar, që 20 parti politike, të dalin me 140 kandidatë në 25 prill, si e vetmja rrugë që do të siguronte deputetë në parlament, pse jo dhe fitoren.

Ajo ka listuar gjithashtu edhe partitë, ku shihet se nuk ka një ndarje ku përjashtohenmajtët, të djathtët apo partitë e qendrës.