Drejtori i CIA-s William Burns ka zhvilluar një takim sekret në Kabul me liderin e talebanëve. Mediet ndërkombëtare, mes të cilave  “Washington Post”, raportojnë se Burns ka takuar Abdul Ghani Baradar.

Talebanët u kanë vënë afat amerikanëve fundin e gushtit për të lëvizur nga Afganistani dhe koha po shtrëngon. Edhe pse SHBA-të, bashkë me Gjermaninë dhe Francën kanë kërkuar shtyrje të afatit final për evakuimet, sërish talebanët kanë njoftuar se nuk do i lejojnë pas 31 gushtit.

Si çdo takim sekret, sidomos kur bëhet fjalë për CIA-n amerikane, përmbajtja e bisedës Burns-Baradar realizuar ditën e hënë mbetet e fshehtë.

CIA nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar të takimit, ndërsa burim për mediet ndërkombëtare janë zyrtarë që nuk identifikohen.