Dorian Petoku, i cilësuar si ‘mbret i trafikut europian të drogës’ i dënuar me 12 vite burg, ka dalë nga qelia dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Sipas mediave italiane ai do të pajiset me një byzylyk elektronik për t’i kontrolluar lëvizjet, dhe pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë në komunitetin e Morlupos në “Green Point Line”.

Raportohet se gjatë analizave që ju bënë Petokut nga mjekët shqiptarë ai rezultonte narkoman, edhe pse ndodhej në qelitë e burgut.

Patoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por u deshën dy vite për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ai ekstradua në 21 tetor të vitit të kaluar (2021) në Itali, por dënimi i tij në burgjet italiane zgjati vetëm një vit, pasi gjykata vendosi lirimin e tij duke i dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Siç shkruajnë dhe mediat italiane, Petoku nuk është një kriminel i zakonshëm, pasi ai është kushëriri i Arben Zogu dhe paraardhësi i Elvis Demçes, i vetëshpallur “Zot”.

“Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë, qytet me 113.000 persona që është bërë skenë për grupe të shumta kriminale që ato pasurohen duke trafikuar armë, qenie njerëzore dhe drogë”m thuhet në artikullin e mediave italiane.

46-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë.

Petoku ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile low cost”, si dhe “Grande raçordo anulare”.

Petoku është cilësuar një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka “mbytur” Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.