Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore.

Shumë zona janë zbardhur komplet dhe përveç vështirësive që ka sjellë kjo gjë, nga ana tjetër pamjet e ofruara kanë qenë spektakolare.

Ndërkohë teksa temperaturat shkojnë nën disa gradë minus, për drejtuesin e JOQ Albania, Gentjan Çekeli, kjo gjë është thjesht çështje numrash. Siç shihet edhe në foto ai është futur të lahet në një liqen malor në Malin me Gropa, ku nga përllogaritjet temperaturat aty shkojnë deri në -10 gradë Celsius.

”Ka llafe që në Tiranë bën ftohtë, por këtej është koha perfekte për të notuar”, shkruan në profilin e tij në Instagram Çekeli.