Fushë Kruja është zgjuar mëngjesin e sotëm e rrethuar nga forca të shumta policie që po zhvillojnë një aksion.

Sipas policisë operacioni është me fokus Niklën dhe objektiv goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit, por edhe kapjen e personave në kërkim.

Në operacion janë 13 furgonë dhe makina policie në Nikël dhe Ishëm. Në dy zonat që është stacionuar policia janë evidentuar nga droni 31 parcela me kanabis në fshatrat e thellë të Niklës dhe 12 në Ishëm.

Ende nga policia nuk ka asnjë njoftim lidhur me bilancin e operacionit.