Përmbysje epike e Lorient ndaj Paris Saint Germanin. Dy penallti të realizuara nga Neymar Jr nuk u mjaftuan kampionëve të Francës të cilët u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Lorient që i shkaktoi kështu humbjen e parë trajnerit argjentinas Pochettino në stolin e PSG.

Kampionët e Francës pësuan dy gola në 10 minutat e fundit që i zbritën nga vendi i parë në vendin e 3-të. Abergel shënoi në minutën e 35-të golin e epërsisë për skuadrën e Lorient, por Neymar me dy penallti në minutat 45 dhe 58-të përmbysi shifrat në favor të kryeqytetasve.

Por atëherë kur PSG po shkonte drejt fitores së radhës, Lorient realizoi dy herë në minutat 80 dhe 91-të me Wissa dhe Moffi duke i dhënë suksesin skuadrës vendase dhe duke shtangur ekipin e Pochettinos.