Florentino Perez e konsideron Toni Kroos si blerjen e shekullit të Los Blancos dhe jo Cristiano Ronaldo-n, sipas agjentit të mesfushorit gjerman.

Volker Struth, i cili kujdeset për interesat e kampionit të botës në 2014-ën, ka folur në podcast-in OMR për marrëdhënien e tij me numrin një të klubit madrilen.

Dhe ka shpjeguar se Florentino është shumë ndryshe në krahasim me mënyrës i perceptohet nga publiku.

“Është një person shumë i kënaqshëm dhe me një histori jete të jashtëzakonshme. Është një sipërmarrës shumë i suksesshëm, por edhe shumë njerëzor”, ka thënë Struth.

“Më ka shpjeguar pse Toni Kroos është blerja e shekullit e Real Madrid”.

Pse? Struth nuk ka hyrë në detaje, por fakti që gjermani është akoma në Madrid  do të thotë diçka. Sigurisht, mesfushori është marrë për një çmim të ulët (30 milionë euro në 2014-ën, menjëherë pas botërorit), por edhe për fajin e Bayern-it që nuk ka dashur t’i rinovojë kontratën.

Nëse shihet raporti mes kartonit (dhe rrogës) dhe rezultateve, është e lehtë të kuptohet pse gjermani mund të konsiderohet blerja e shekullit.

Titujt e Toni Kroos tek Real Madrid

La Liga: 2016, 2019

Supercopa de España: 2017, 2019

UEFA Champions League: 2015, 2016, 2017

UEFA Super Cup: 2014, 2017

FIFA Club World Cup: 2014, 2016, 2017, 2018