E ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infektuar me koronavirus, shkruajnë mediat në Kosovë.

Raportohet se Hyra Thaçi është shtruar me urgjencë në Klinikën Infektive në QKUK dhe se gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme momentalisht.

Mirëpo, kohët e fundit ajo është përkeqësuar, prandaj ka kërkuar trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.