Kanceri duket se është i asociuar me jetën në planetin tonë. Ose të paktën me jetën e gjallesave komplekse. Një publikim në revistën “The Lancet” vë në dukje një gjetje të rrallë në shkëmbinjtë e Albertës në Kanada, e cila konsiston në një kockë të fosilizuar dinosaur që ekzaminohet se ka qenë i prekur nga kanceri.

Shkëmbi ku është gjetur fosili është 75 milionë vjet i vjetër. Studimi i kockës nxori në pah se dinosauri në fjalë, një centrosaur, ishte prekur nga osteosarcoma – një lloj kanceri i kockave që prek 3.4 njerëz në çdo 1 milionë njerëz. Ky është një zbulim me implikime të mëdha në kuptimin e evolucionit dhe historinë e kancerit.

Nëse njerëzit dhe dinosaurët preken nga i njëjti kancer i kockave, atëherë kjo do të thotë se kanceri ka një histori shumë të thellë evolucionare, përpara sesa gjitarët të ndaheshin nga reptilët, 300 milionë vjet më parë

shprehet Catherine Foster, paleontologe në universitetin George Washington.

Kjo është hera e parë që kanceri në koncakt e dinosaurëve verifikohet me disa të dhëna.