Deputeti Edi Paloka është thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm, ku ka qëndruar për gati 30 minuta.

Ne dalje, Paloka ka pohuar se ka dhënë shpjegime lidhur me një hetim të nisur pas një kallëzimi të Policisë Tiranë për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, gjatë protestave të opozitës.

Hetimi në fjalë ka nisur nga Prokuroria e Tiranës, por është kaluar për kompetencë në SPAK.