MERCENARIUS / E pati shkruar qysh më herët dhe Machiavelli, para nja pesëqind e kusur vjetësh, të mos u besosh formacioneve mercenare, si dhe atyre të parregullta, se ato:

“janë të panevojshme dhe të rrezikshme: e nëse dikush e mban shtetin e vet mbi themelet e ushtrive mercenare, nuk do të ketë kurrë qëndrueshmëri dhe as siguri; pasi ato janë të shthurshme, të etura, të padisiplinuara, të pabesa; hokatare kur i lë mes të tuve; të poshtra kur i lë mes kundërshtarësh; s’i tremben Zotit, s’iu zë besë njeriu; gjëma që shkaktojnë varet nga masa e sulmit që u lë në dorë; siç paqja kur arrihet pa ndihmën e tyre, është njësoj si luftën ta kesh fituar pa armiq. Arsyeja është e lidhur me mungesën e ndjenjës që ato kanë, ashtu si të çfarëdolloj arsyeje tjetër që mund t’i mbajë në fushëbetejë, përjashto atë pak rrogë, e cila nuk mjafton që t’i shtyjë të vriten për ty. Duan shumë të jenë ushtratë e tu kur ti nuk ke ndonjë luftë për të bërë; por si vjen lufta, ose fshihen ose ikin. […] Ata kapedanë mercenarësh, ose janë kryeluftëtarë të shkëlqyer, ose jo: nëse janë të tillë, mirë është të mos u besosh, ngase do kenë vetëm synime madhështie vetjake, ose duke të shtypur kokën ty, që të kanë për zot, ose duke shtypur koka të tjerësh, që ti s’e ke pasur për qëllim; e nëse kapedani s’është i virtytshëm, ai do të të bëjë gjëmën rregullisht.”

[De Principatibus, kreu XII, Quot sint genera militæ et de mercennariis militibus, 4-7]

Le mercenarie e ausiliarie sono inutile e periculose: e se uno tiene lo stato suo fondato in sulle arme mercenarie, non starà mai fermo né sicuro; perché le sono disunite, ambiziose, sanza disciplina, infedele; gagliarde fra gli amici; fra e’ nimici, vile; non timore di Dio, non fede con gli uomini; e tanto si differisce la ruina quanto si differisce lo assalto; e nella pace se’ spogliato da loro, nella guerra da’ nimici. La cagione di questo è che le non hanno altro amore né altra cagione che le tenga in campo, che uno poco di stipendio, il quale non è sufficiente a fare che voglino morire per te. Vogliono bene essere tuoi soldati mentre che tu non fai guerra; ma, come la guerra viene, o fuggirsi o andarsene.[…] È capitani mercenarii, o e’ sono uomini nelle armi eccellenti, o no: se sono, non te ne puoi fidare, perché sempre aspireranno alla grandezza propria, o con lo opprimere te che li se’ patrone, o con lo opprimere altri fuora della tua intenzione; ma, se non è il capitano virtuoso e’ ti rovina per l’ordinario.”