Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u përball sot me trupën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në seancën e mbrojtjes.

E ndërsa shkalla e parë e konfirmoi në detyrë, komisioneri publik me rekomandimin e ONM-së kërkoi shkarkimin e saj duke e çuar në shkallën e dytë dhe të fundit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Imeraj kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, ose riçeljen e hetimit gjyqësor dhe administrimin e provave të reja që sipas saj i shërbejnë hetimit të plotë të cështjes.

Zonja Imeraj është paraqitur me trup mbrojtëse, ndërsa ka qenë edhe vetë e pranishme.

Ajo kishte zgjedhur Gregori Twon i Dhomës së Avokatisë së Strasburgut.

Gjatë seancës është zbuluar një skandal që nuk implikon vetëm vëzhguesin e ONM-në, por dhe vë seriozisht në dyshim procesin e vettingut.

Në seancë u zbulua se Theo Jacobs disa javë më parë ka referuar në SPAK e-mail-in e një zonje e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa ryshfete të supozuara të prokurores Imeraj.

Vala News, që ndoqi nga afër procesin e Vetingut mësoi emrin e denoncuese, që në të vërtet është një personazh i njohur për organet ligjzbatuese shqiptare pasi në 3 vitet e fundit ka bërë dhjetëra kallëzime, për gjithë zinxhirin drejtues të shtetit shqiptar, madje dhe për komisionerët e vettingut, ambasadoren amerikane, artistë, këngëtarë, Mark Zuckebergun madje ka denoncuar dhe presidentin e Kinës Xi Jiping, duke e akuzuar atë si personin që e helmoi me koronavirus.

Ajo quhet Erjona F. dhe është një personazh i njohur për policinë, prokurorinë dhe gjykatat pasi denoncimet e saj nuk rreshtin, por të gjithë janë të qartë se bëhet fjalë për një person të destabilizuar psiqikisht, me të meta mendore.

Surpriza ka ndodhur sot në seancën e prokurores Elisabeta Imeraj, ku papritur u zbulua se Erjona F.  është përdorur nga komisioneri Theo Jacobs për të goditur prokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj.
Jacobs ka referuar në SPAK disa muaj më parë një e-mail të denoncueses dhe SPAK ka pushuar hetimet mbi këtë personazh pasi ishte mëse e qartë se denoncuesja ishte një person i destabilizuar dhe çështja ishte një aventurë pa lidhje.

Në lidhje me këtë fakt ka folur edhe prokurorja Imeraj.

“Krejt e ndryshme nga ajo që rezulton nga denoncuesi i rremë Rrahim Shehu, Valentino Ymeri apo qytetarja me emrin E.F etj. Unë nuk jam, dhe kurrsesi nuk mundet të jem prokurori apo individi që bën përgjime, apo shantazhe në kundërshtim me ligjin, sepse ky individi nuk jam UNË, nuk e kam menduar ndonjëherë dhe më duket absurde ta dëgjoj. Ndaj më lejoni të tregoj veten time, punën time, dhe çdo gjë timen ashtu siç jam unë, me lejoni te paraqes provat për të konkluduar se UNË jam kështu, siç fëmijët më njohin, siç familjarët më njohin, siç kolegët ku punoj me njohin dhe siç komuniteti ku jetoj më njeh”.

Seanca është në proces dhe pritet të pasohet dhe nga seancë tjetër, pasi sot janë parashtruar shumë pyetje që kërkojnë kohë për t’u përgjigjur.