Mediat e Palermos konfirmojnë se ekonomistit Petruzzella i hiqet akuza për bashkepunim mafioz por ai do të mbetet akoma në burg sipas vendimit të fundit të Apelit.

Apeli i njohu të drejtën për arrest shtëpie për një prej akuzave, ndërsa për akuzën kryesore i konfirmuan masën e arrestit me burg. Kujtojmë që për rastin e Petruzzella është akuzuar në Shqipëri dhe Rezart Taçi, si bashkëpunëtor me të.

Por tashmë Apeli italian, i kryesuar nga gjykatësi Antonella Pappalardo, përjashtoi bashkëpuninimin mafioz si element rëndues në akuzën e ekonomistit.

Ekonomisti u arrestua së bashku me Francesco Zummo, biznesmenin 90-vjecar nga Palermo, disa herë i hetuar, si dhe ish ortak i Vito Ciancimino, kryetari i famshem i bashkise se Palermos.

Zummo është gjithashtu i akuzuar për pastrim parash ndërkombëtar. Dyshohet se roli i Petruzzella qendron tek ndihma qe i ka dhënë Zummos “duke spostuar” 19 milion euro në një llogari bankare në Tiranë, dhe duke shmangur si rrjedhojë konfiskimin.