Legjenda e futbollit brazilian dhe tre herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo Nazario de Lima, ka zgjedhur katër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Gjatë një eventi të organizuar nga Santander Bank, Ronaldos iu kërkua të zgjidhte futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ai tha se ata ishin, sipas tij, Maradona, Pele, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ai foli për tifozët e futbollit që ende e quajnë atë një “Ronaldo të vërtetë” kur krahasohet me Cristianon.

“Ne të dy nuk mund të krahasohemi. Cristiano ndoshta është lodhur duke dëgjuar se unë jam i vetmi Ronaldo i vërtetë. Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në histori për atë që ka dhënë në fushë. Ai do të mbetet një nga më të mirët, ashtu si Messi”, tha braziliani.

Ronaldo së fundmi bleu klubin e futbollit Cruzeiro ku filloi karrierën e tij. Sipas shumëkujt, sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për Cruzeiro, PSV, Barcelona, ​​Inter, Real, Milan dhe Corinthians. Me Brazilin ai ishte dy herë kampion bote dhe fitoi dy Topa të Artë.