Klubi i Interit ka prezantuar zyrtarisht logon e re, duke hequr dorë nga ajo e vjetra.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare klubi zikaltër ka shkruar, “emri im është historia ime”, teksa ka ndarë me tifozët edhe logon e re.

Në të dallohen shkronjat I dhe M që personifikojnë Inter Milano, emrin me të cilin klubi është i njohur jashtë Italisë.

Fillimi i fushatës “IM”, i porositur drejtpërdrejt nga Presidenti Zhang, i referohet anglishtes “Unë jam”, si për të nënvizuar kuptimin e të qenit zikaltër dhe përfaqësimin e këtyre ngjyrave.

Logoja e re do të shfaqet menjëherë në disa produkte zyrtarë ndërsa duke nisur nga sezoni i ardhshëm, logoja e re do të jetë në fanellat e lojtarëve zikaltër. Uniforma e parë me logon e re do përdoret në sfidën mes Interit dhe Kaljarit më 11 prill.