Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi është arrestuar nga forcat e EULEX. Lajmi konfirmohet nga avokati i z. Krasniqi, i cili shton se klienti i tij do të dërgohet në Hagë dhe shumë shpejt do të përcaktohet data se kur do mbahet seanca për të.

Jakup Krasniqi ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës, si kryetar Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera.

Ai ka qenë ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës. Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.