Disa studiues të pavarur po studiojnë sjelljen e përdoruesve të rrjeteve sociale disa javë para votimeve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

“E gjitha kjo do të bëhet për të kuptuar më mirë ndikimin e Facebook-ut dhe Instagram-it mbi qëndrimet dhe sjelljet kryesore politike gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA “, thotë një përfaqësues i nismës.

Çaktivizimi do jetë vullnetar. Disa përdoruesve do t`u shfaqet propozimi dhe mjafton të pranojnë. Procedura do nisë në fund të shtatorit dhe do zgjatë deri ditën e zgjedhjeve. Pagesa totale që njerëzit do marrin është 120 dollarë, gati 20 dollarë në javë.

Sipas New York Post në studim mund të përfshihen deri në 400 mijë njerëz.