…Kështu, që fill pas Erionit, sipas modelit që kemi parë, duket se në radhë është vetë Edvini.
Dilema ime është, a do të trajtohet si Thaçi? Apo si Noriega? Rasti Noriega mund t’i japë mundësinë USA-s që të marrë miliardat e “Rilindjes” që, edhe pse me aktivitet kriminal, i përkasin Shqipërisë…

 

Perandoria Bizantine ka qënë një nga perandoritë më jetëgjata, rreth 1,000 vjeçare. Si e tillë i ka lënë njerëzimit disa gjurmë, historinë, Orthodoksinë dhe Bizantinizmin. Dy të fundit janë Akoma të famshme edhe sot. Ortodoksia lidhet me Perandorin ilir Kostandini i Madh, i cili çimentoi atë degë të kristianizmit që sot mban emrin Ortodoksi dhe që është dega e dytë për nga rëndësia në besimin kristian, pas katoliçizmit. Bizantinizmi, është një hipokrizi jashtzakonishte e sofistikuar, me anë të sëcilës viktima ngelet gjithnjë e suprizuar dhe totalisht e paaftë për tu vetëmbrojtur. U zbatua, me zell të madh nga perandorët bizantinë, dhe sot përdoret nga pothuajse të gjitha pushtetet okulte kudo në botë. Kur Perandori bizantin kishte vendosur të zhdukte dikë, fajtor ose jo, i shtronte një gosti të madhe, pas të cilës Perandori e puthte, dhe pas asaj puthje ishte thika e mpretë dhe e helmatosur dhe i puthuri vdiste i papregaritur për tu mbrojtur.
Këtë metodë ndoqi gjatë gjithë jetës edhe Enver Hoxha. E afronte viktimën, i jepte pushtet të madh, i fuste krahun, e puthte dhe pastaj i vriste, jo rrallë edhe familjarisht. Shembuj ka plot. Më domethënësi është Mehmet Shehu, të cilin e trajtonte me “kujdes” të veçantë. Të vetmin që në fotot e udhëheqjes i fuste krahun, të vetmin që toleronte t’i merrte erzin të gjithë antarëve të tjerë të Birosë Politike. Të vetmin që ka puthur më shumë nga antarët e tjerë të “Birosë”. Me dorën e tij, vrau apo burgosi të gjithë kastën ushtarake të komunizmit, pastaj, pasi vdiq edhe Hysnni Kapo i erdhi radha Mehmet Shehut… “Duhet të thelloneç” (thellohesh në autokritikë) dmth. hape vetë varrin vetes – i tha atë natë kur e (vetë) vranë. Më pas i vranë edhe një nga djemtë dhe i burgosën të gjithë familjen. Gjatë kësaj kohe ylli në ngritje ishte Kadri Hazbiu. E afroi, si askënd tjetër, i ofroi edhe postin e Kryeministrit dhe Kadriu u fry si gjel deti, sa edhe kur po arrestohej ishte shumë krenar se i shërbente Enverit me devotshmëri.
Duam apo nuk duam ne, Enver Hoxha është vrasësi më i madh i komunistëve në Shqipëri. Askush nuk ka vrarë më shumë komunistë se vetë Enver Hoxha. Askush tjetër. Aktiviteti i Enver Hoxhës nuk lë rast për ekuivok. Ai ishte njëkohësisht edhe anti-shqiptari më i madh i kohës, që, me komunizmin shkatërroi një popull nobël, si dhe vrasësi më i madh i komunistëve. Carl Jung apo Froidi do të ishin magjepsur duke e studiuar atë.
Bizantinizmin dhe veçanërisht “Puthjen” bizantine e kanë përdorur, me shumë sukses edhe Kumbarët e Mafies. Nën gojë, mafiozët e quajnë “puthje e vdekjes”, por ajo nuk është gjë tjetër veçse puthja bizantine.
Si çdo pushteti pa kontroll, edhe USA, nuk ka ngelur prapa Perandorisë Bizantine për të përdorur “puthjen”. Edhe USA ka dhënë shembuj të shumë dhe të qartë, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Përqafoi me “dashuri” të madhe Sadam Hysenin, e vuri në pushtet, e armatosi me armë të shkatërrimit në masë dhe pas këtyre “puthjeve” e vari si një kriminel ordiner. Koloneli progresist libian Gadafi, e mbështeti, i dha pushtetin, pastaj e vranë rrugëve. Noriegën e Panamasë, e solli në pushtet administrata e Reaganit. Gojët e liga thonë se CIA shpenzoi 20 miljonë dollarë që ai të rrëmbente pushtetin… I caktuan detyra të kontrollonte sasinë dhe cilësinë e Kokainës që kalonte tranzit nga Kolumbia në USA, dhe ai fitonte edhe përqindjen e tij. Mirëpo “puthja” reaganiane, u shua nga Bush Sr. I, cili dërgoi marinasat amerikane dhe e arrestuan… Vdiq pas disa dekadash i kalbur në burgjet amerikane dhe, pasurinë e tij, që mendohet të ketë qënë rreth 2 miliardë e mori USA. Ajo pasuri ishte vënë ilegalisht, por ishte vënë në Panama dhe se, edhe pse ilegale, i takonte Panamasë, por “puthjeve” të Kumbarit nuk ka kush ti kërkojë llogari.
Pa përkrahjen amerikane do të kishte qenë e pamundur që një kriminel si Hashim Thaçi të kishte qëndruar aq gjatë në politikë, apo më keq akoma, të kishte qënë dy herë Kryeministër dhe një herë President. Atij iu dha detyra (“e puthën”) të krijojë Gjykatën Speciale në Kosovë. Dhe ai i sigurtë se ishte i mbrojtur i hyri me zell të madh derisa sa e krijoi. “Kushdo që kundërshton Gjykatën Speciale është kundër Kosovës” – deklaronte plot siguri dhe arrogancë. Sa u tha pështyma e “puthjes”, Thaçit po i bëhen katër vite që rri në birucën e asaj Gjykate që ai vetë ndërtoi…
Sipas modelit të Gjykatës Speciale, USA mbështeti Edvin K. Ramën të krijojë SPAK-un në Shqipëri. Edhe ai u fry si gjel deti, si Kadriu më 1981-82, apo Thaçi më 2014 dhe, i sigurtë se me anë të SPAK-ut do të shkatërronte çdo lloj opozite, bëri çfarë kishte në dorë. Edhe me mbështetjen e ambasadorëve Donald Lu apo Yuri Kim, që nuk njohin asnjë nen të Konventës së Vjenës, e ngriti atë. Por dardha e ka bishtin prapa. Janë disa ministra (edhe zv-Kryeministri) të “Rilindur” të arrestuar apo në kërkim ndërkombëtar, janë disa kryetarë bashkishë të “Rilindur” që janë të arrestuar ose dënuar. Janë disa deputetë të “Rilindur” që janë ose të dënuar, ose të arrestuar, ose në kërkim ndërkombëtar. Tani po i vjen radha të “Rilindurit” numër dy, Erion Veliajt. Në dhjetor 1991, Ramiz Alia, nën presionin e Dr. Berishës, u detyrua të arrestojë Nexhmije Hoxhën, me shpresë se ai vetë do të shpëtonte, por fill pas Nexhmijes i erdhi edhe atij radha. Kështu, që fill pas Erionit, sipas modelit që kemi parë, duket se në radhë është vetë Edvini.
Dilema ime është, a do të trajtohet si Thaçi? Apo si Noriega? Rasti Noriega mund t’i japë mundësinë USA-s që të marrë miliardat e “Rilindjes” që, edhe pse me aktivitet kriminal, i përkasin Shqipërisë… Por, “kur të përdhunon Kadiu” (“kur të puth Kumbari”) nuk ka kush të të bëjë gjyqin…

Sheme Ogicermaja