Në një kohë që e gjithë bota vijon luftën kundër koronavirusit, njerëzit janë në pritje të lajmeve të mira që do të dobësojnë virusin apo akoma më mirë do e eliminojnë në atë.

Me këtë pyetje iu drejtua dhe gazetari i CNN, doktorit Anthony Fauci, kreut të Task Forces së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, i cili kërkoi prej tij të jepte lajmin më të mirë në lidhje me pandeminë në ditët e fundit.

“Lajmi i mirë është në shëndetin publik. Kemi vënë re se kur kemi shtete apo qytete që zbatojnë me përpikmëri protokollet e institucioneve të shëndetit publik, atje shohim një ulje të rasteve të reja. Kjo tregon se ne mund t’ia dalim të kontrollojmë pandeminë”, shprehet Fauci.

Doktori Fauci gjithashtu shtoi se zhvillimet në fushën e gjetjes së një vaksinë janë një tjetër lajm i mirë.

“Momentalisht kemi 3 vaksina që ndodhen në fazën e tretë të testimit. Jemi në rrugën e duhur dhe mesa shihet ato po shkojnë siç duhet. Megjithatë unë shoh nëntorin ose dhjetorin si muajin më të mundshëm kur mund të dalë”, përfundoi Fauci.