Drejtoria e Krimit Ekonomik ka referuar në Prokurori një kallëzim për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi për akuzat e “Pastrimit të parave” dhe “Fshehjes së pasurisë”.

Murrizi, sipas policisë, përmes firmës së tij “Murrizi 2009” dyshohet se ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklaruar 60 mijë euro pranë ILDKPKI-së.

Nga veprimet paraprake rezulton se këto veprime, Myslim Murrizi i ka kryer me kompaninë “Murrizi 2009” dhe me individë të ndryshëm.

Koha e transaksioneve që është verifikuar nga Policia e Shtetit si të pajustifikuara, është nga viti 2010.

Pas regjistrimit të kallëzimit, Prokuroria do të vendosë nëse do nisë hetime për ish-deputetin apo jo.