Mijëra izraelitë ultra-ortodoksë morën pjesë në funeralin e një rabini të shquar në Jerusalem, duke shkelur masat anticovid kundër grumbullimeve të mëdha në Izrael.

Imazhe, që bota i kishte harruar që pas rënies së pandemisë, janë shfaqur së fundmi nga funerali i Meshulam Soloveitchik, i cili vdiq në moshën 99-vjeçare, pasi ishte infektuar kohët e fundit nga koronavirusi.

Ngjarja e fundit është komentuar nga mediat si një “minë” ndaj procesit agresiv të vaksinimit që është duke aplikuar Izraeli, i cili është shteti me numrin më të lartë të të vaksinuarve në bazë të popullsisë.

Masat e vendosura ndaj pandemisë nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave në Izrael, por jashtë shtëpisë së rabinit që humbi jetën nga koronavirusi janë parë me mijëra persona. Pjesa më e madhe të pranishmëve nuk mbanin as maskë.