Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit lloje të ndryshme droge.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 49-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi,” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.