Fransua Rable, shkrimtari francez i shekullit XV, në veprën e tij ka përshkruar gjerësisht momentet psikologjike të një njeriu në pritje të gjatë, që në letërsi njihen si “momentet e Rable-së”…

“Momentet e Rable-së” janë ndjenjat dhe përjetimet e shumëllojshme emocionale që ndjen personi gjatë periudhës së pritjes së gjatë.
Rable i përshkroi këto momente në veprën e tij “Gargantua dhe Pantagrueli”, duke shfaqur ndjenjat e padurimit, ankthit, dëshirës së pritjes së një ngjarjeje të rëndësishme, një vendimi të mirë, apo dyshimeve (deri paranojake) për një ngjarje të keqe (“Mos i ka ndodhur ndonjë aksident fatal personit që po pres?”), hamendësimeve për një lajm të hidhur që s’kanë guxim të ta japin etj.
Këto momente shpesh janë të lidhura me një pritje të gjatë për diçka të pazgjidhshme ose për një ngjarje që vonohet për të ndodhur, por personi në pritje, nga të gjitha përjetimet psikologjike që përmendëm, ankthi ia shumëfishon kohën e pritjes. Me pak fjalë, nëpërmjet tyre, Rable eksploron thellë emocionet dhe psikologjinë e personazheve të tij gjatë kësaj kohe për disa minuta që në asnjë rast nuk e kalojnë një orë.


Po pesë kandidatët për “Çmimin Kadare 2024” që presin vendimin e komisionit të paralajmëruar se do të shpallej më 25 shkurt, çfarë përjetimesh po vuajnë nga kjo vonesë disa ditore? Tani që doli shkurti e hyri marsi, mos do të duhet të flasim edhe për “muajt e Rable-së”?
Në teorinë e letërsisë njihen vetëm “momentet e Rablesë”, që shkrimtari francez i ka përshkruar me faqe të tëra… Po kur kalojnë ditë të tëra pritjeje, sa faqe duhet të përshkruash “ditët e Rable- së”?