Dosja e SPAK-ut ka kopsitur 200 faqe kundër Sali Berishës, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bekteshi për dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”. Prokuroria thotë se Malltezi, investoi vetëm 45 mijë Euro dhe në fund mori 5.4 milionë Euro nga ndërtimi i 17 kullave mbi truallin e kompleksit.

Shumën e ka marrë përmes transaksioneve bankare, por edhe në cash, të paktën 70 mijë Euro në një rast, sikur doli nga dokumentet që u zbuluan në zyrën e noteres së firmës “Homeplan” që u përdor për skemën e pastrimit të parave.

“Përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi në para dhe në natyrë, i shprehur në vlerë monetare është 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, nderkohe qe ekziston dyshimi i arsyeshem i mbeshtetur ne prova se ka investuar vetem shumen prej 45 128 euro.

Ndër të tjera, kjo gjë mbështetet edhe nga deklarimet e vetë shtetasit Fatmir Bektashi, i cili këmbëngul që shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë investuar (duke nënkuptuar investime për ndërtime qē është edhe logjika e krijimit të shoqerisë “Homeplan”) shkruhet në dokument” – thotë SPAK-u.