Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave tw ashpra të presidentit Ilir Meta në lidhje me mbrojtjen e votës. Në një postim në rrjete sociale kreu i qeverisë shprehet se ky reagim i kreut të shtetit vjen pasi më 25 prill është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës.

Ai thotë se çdo votë për LSI-në është kundër drejtësisë, ndërsa çdo votë për PD është një votë për Metën dhe Berishën.

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjeshtë ha përshesh!”, shkruan Rama.