Bota e futbollit në zi. Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare një ndër sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit, “Der Bomber”, Gerd Muller. Ish-sulmuesi legjendar i Bayernit të Mynihut dhe Gjermanisë vuante nga demenca dhe kohët e fundit jetonte në një shtëpi të përshtatur për gjendjen e tij të rënduar. Prej muajsh dergjej në shtrat, derisa mbylli sytë përgjithmonë këtë të diel.

Bota e futbollit qan njeriun e rekordeve, i cili udhëhoqi Gjermaninë drejt titullit botëror në vitin 1974 me një fitore 2-1 ndaj Holandës në finale. Numrat e Gerd Müllerit janë vërtet mbresëlënës: 365 gola në 427 ndeshje të Bundesligës, duke fituar të gjithë trofetë me klubin bavarez, dhe 68 gola në 62 ndeshje me ekipin kombëtar gjerman, me të cilin ai fitoi edhe Kampionatin Europian në vitin 1972.

Deri para pak muajve mbante rekordin e golave të shënuar në një sezon në Bundesligë, 40, që u thyer nga Robert Leëandoëski me një finalizim më shumë.