Është bërë publike listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian, teksa bie në sy vlera e lartë e sulmuesit Mbape, plot 160 milionë euro kushton francezi i cili kryeson dhe listën.

MBAPE

Në vendin e dytë ndodhet sulmuesi Herri Kejn i cili kushton 120 milionë euro, teksa fill pas tij renditet sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku me 20 milionë euro vlerë më pak se sulmuesi anglez.

KEJN

Vendi 4-ët deri në të 6-in ndahet nga 3 futbollistë me vlerë 90 milionë euro, De Jong i Barcelonës, Xhoshua Kimish i Bajernit dhe Bruno Fernandes i Mançester Junajtid.

Lukaku

Në vendin e 7-të renditet mesfushori Lorente i Atletiko Madrid i cili vlen 80 milionë euro. 3 vendet e fundit i takojnë 2 futbollistëve të Interit, Barela me vlerë 65 milionë euro dhe Skriniar me vlerë 60 milionë euro dhe mbrojtësi i Liverpulit Robertson me vlerë 65 milionë euro.

uefa