Gjermania është bërë sot vendi më i madh në Europë që ka vendosur të pezullojë përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit që është prodhuar nga AstraZeneca. Ky vendim është marrë pasi disa persona që e kanë marrë këtë vaksinës kanë pasur probleme shëndetësore, siç është mpiksja e gjakut.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Francëa do të pezullojë vaksinën e AstraZeneca si masë parandaluese. Edhe Italia ka ndërprerë procesin e vaksinimit me AstraZeneca-n, ndërsa nesër do të pritet një vendim nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Në një deklaratë Ministria gjermane e Shëndetësisë tha se vendimi u mor si një “masë paraprake“, pasi sugjerimit nga këshilli i rregullatorit kombëtar të vaksinave të Gjermanisë dhe Instituti Paul Ehrlich.

Gjatë fundjavës Irlanda dhe Holanda gjithashtu pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për të paktën dy javë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe u ka bërë thirrje vendeve të mos ndalojnë vaksinimin me AstraZeneca.

Të mërkurën, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se nuk ekzistojnë prova që lidhin vaksinën me sëmundjen e dy personave të vaksinuar në Austri.

“Nuk kemi arritur në përfundimin se ekziston një lidhje midis vaksinës së AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes së gjakut“, tha Dr Ronan Glynn, zyrtar i shëndetësisë në Irlandë.

“Sidoqoftë, për të parandaluar ndonjë rrezik deri në informacione të mëtejshme Komiteti Kombëtar ka rekomanduar një shtyrje të përkohshme të programit të vaksinimit me AstraZeneca në Irlandë,” shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë në Holandë tha se kjo masë u morr pas gjashtë raporteve të reja në Danimarkë dhe Norvegji të mpiksjes së gjakut dhe uljes së niveleve të trombociteve të gjakut tek personat e moshave nën 50 vjeç.