Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona si pasojë e Covid-19.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54-vjeçar nga Korça, një 64-vjeçar nga Librazhdi, një 64-vjeçar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1684 testime ditore që janë kryer janë regjistruar 381 të infektuar, shifër rekord për vendin tonë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.

Ndërkohë, në spital janë të shtruar dhe po marrin trajtim mjekësor 336 pacientë të cilët janë të infektuar me Covid-19.

Në 24 orë janë të shëruar 106 pacientë, duke e çuar në total këtë numër në 11.473. Ndërkohë, numri i rasteve aktive në vend janë 9899.