Një burrë nga Skocia që gjeti një kotele të vogël nën dëborë ka mësuar se në të vërtetë është një nga gjitarët më të rrezikuar në Evropë.

Konkretisht, shefi i kuzhinës Pete Macnab ishte duke ecur nëpër Parkun Kombëtar Cairngorms në Malësinë Skoceze, kur vuri re një kotele të shtrirë në dëborë.

Kotelja nuk arriti të ngrihej në këmbë, kështu që shoku i Petes, Piotr Peretko e çoi atë në qytet, duke bërë shaka se krijesa e vogël ishte një mace e egër skoceze, një specie e rrallë që dihet se jetonte në atë zonë.

Pasi u la te veterinerët, Pete filloi të postonte në grupet lokale të Facebook, por asnjë pronar nuk u përgjigj, shkruan Daily Mail.

Piotr filloi planifikimin për të blerë një shtrat maceje, por ndërkohë një veteriner në Grantoën konfirmoi se një ekspert e kishte identifikuar kafshën si një mace të egër skoceze.

Vetëm disa qindra jetojnë atyre anëve dhe konsiderihet si ndër speciet janë më të rrallat në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga më të rrezikuarat në Evropë.

Pavarësisht përpjekjeve për të ndihmuar kafshën e ngrirë, ajo nuk mbijetoi.