Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e shtetasit rus Mikail Zorin për ndryshimin e masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.

Mbrojtja vërejti se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat, e për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësimi i saj, por që u rrëzua nga gjykatësja Matilda Fetahu.

Gjykata vendosi të lërë në burg Mikail Zorin, shtetasi rus i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi.

Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedir Alpatov po fotografonin ambientet në uzinën e armëve, e teksa tentuan që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk iu bindën urdhrave, ndërsa njëri prej tyre, Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.