Gjykata e Lartë ka vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, që e liroi me kusht.

Ish-drejtuesi i Bandës së Durrësit u lirua nga burgu në 2016, ku Bashkia e Durrësit doli garant për punësimin e tij.

Përveç se Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit, Lulzim Berisha është në hetim edhe për një çështje tjetër ku është përfshirë nga hetimet e reja të Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Berisha konsiderohet i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, ngjarje të ndodhura në shkurt 2005.

Lulzim Berisha, i arrestuar në 2006, fillimisht u dënua në vitin 2012 me burgim të përjetshëm për të paktën 5 vrasje por Gjykata e Lartë dy vite pas vendimit rrëzoi dënimin maksimal duke vendosur 25 vite burg.

Me lirimin e tij në fund të vitit 2016, praktikisht ka kryer vetëm 10 vite heqje lirie dhe dalja erdhi pas disa amnistive si dhe në fund përfitoi dhe ka sëmundja dhe një punësim në Bashkinë e Durrësit, firmosur nga Vangjush Dako.