Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për çiftin nga Vlora që tentuan të grabisin një argjendari në Shkodër para disa ditësh.

Arben dhe Anisa Hoxhaj shkuan për të grabitur argjendarinë në zonën e “Dollarit” në Shkodër vetëm me një spraj me vete. Por ajo që nuk kishin arritur të llogarisnin ishte reagimi i pronarëve të argjendarisë.

Siç duket edhe nga kjo video, çifti Hoxhaj ka përdorur sprajin për të “neutralizuar” pronarët. Por tentativa ka shkuar dëm pasi pronarët kanë reaguar dhe mes të katërve ka pasur një përleshje fizike.

Sherri ka zgjatur derisa erdhi policia dhe vuri çiftin në pranga.