Një shqiptar është gjetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në Kevalla.

58 vjeçari Martin Rica u gjend i vrarë me armë zjarri në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës, në Greqinë veriore.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar punonte ne këtë zonë që prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.

Viktima kishte dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.

Gjeneralitetet e viktimës i janë dërguar autoriteteve shqiptare në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.

Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.