Greqia regjistroi të enjten rritje të rasteve me COVID-19, ku 1 mijë persona u infektuan.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 27 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,221 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 176, 059, prej të cilave 51,8% janë burra.

320 pacientë janë në intubim, mosha mesatare e tyre është 70-vjeç.