Ukraina kërkon një takim të nivelit të lartë mes presidentit të saj, Volodymyr Zelensky dhe homologut rus, Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm i Kievit, Dmitro Kuleba, përpara bisedimeve me shefin e diplomacisë së Moskës, Sergey Lavrov tha se negociatat për paqe duhet të zhvillohen drejtpërdrejtë me Putin, pasi është ai që merr vendime. Megjithatë presidenti rus ka refuzuar një takim ballë për ballë me Zelenskyn.

“Ne kemi pritur për shumë kohë një bisedë të drejtpërdrejtë mes presidentit tonë dhe Vladimir Putin, pasi ne të gjithë e kuptojmë se është ai që vulos vendimet përfundimtare, veçanërisht tani. Ky nuk është një sekret, të gjithë e dinë. Presidenti jonë nuk ka frikë për asgjë, përfshirë një takim të drejtpërdrejtë me Putin. Nëse edhe Putin nuk ka frikë, le të vijë në takim, le të ulen dhe të bisedojnë”, tha Kuleba.