Pep Guardiola synon të largohet nga Manchester City pas dy vitesh, kur i skadon kontrata. Ky është informacioni i publikuar nga media britanike ‘The Guardian’ dhe që e largon të ardhmen afatmesme të trajnerit spanjoll nga klubi i tij aktual.
Trajneri, i cili sapo e ka udhëhequr Cityn drejt trefishit, ka vendosur që të largohet në verën e vitit 2025 dhe të përfundojë mandatin e tij pas nëntë vjetësh.
Trajneri nënshkroi një kontratë të re me klubin e ‘qytetarëve’ në nëntor, një vendim që kishte ngritur dyshime nëse do të përfundonte. Edhe ata më të afërt me të nuk ishin të sigurt se çfarë do të ndodhte.
Kur Guardiola mbërriti te City në verën e vitit 2016, kishte një pritshmëri të madhe që ai nuk do ta zgjaste qëndrimin e tij përtej tre viteve që ra dakord në atë kohë. E megjithatë gjithçka tregon se ai do të largohet nga klubi aktual pas nëntë sezonesh.