Një shtatëdhjetë vjeçar dyshohet se ka rrëmbyer djalin e tij 39-vjeçar duke e privuar nga ushqimi për disa muaj në një fshat të vogël në Francë.

Ai është arrestuar me akuzën e mbajtjes peng të djalit të tij për të paktën katër muaj

Çështja doli në dritë mbrëmjen e tre ditëve më parë kur  xhandarët u telefonuan për një histori dhune. Një grua raportoi se burri i saj ishte qëlluar nga i biri.

39-vjeçari, i cili pranoi se kishte goditur babanë e tij, u dërgua në dhomën e urgjencës në Mulhouse për të kontrolluar shëndetin e tij.

Gjatë rrugës, 39 vjeçari tha se nuk ndihej shumë mirë, pasi nuk kishte ngrënë mjaftueshëm kohët e fundit.

Në spital, gjendja e tij shëndetësore i përngjante dikur të burgosurve nëpër kampe. I pyetur nga doktorët se pse ishte në atë gjendje, ai u shpjegoi se ishte kthyer tek prindërit e tij rreth një vit më parë pasi kishte humbur punën.

Më tej, babai duke gjykuar se i biri nuk po bënte  përpjekje për të kërkuar punë,  kishte vendosur ta mbyllte atë në papafingo, duke e ndaluar atë të zbriste për të ngrënë.

I shtyrë nga uria, ai tha se u përpoq të dilte vjedhurazi një natë nga papafingo për të ngrënë mbetjet.

Por babai i tij, i cili e kishte vërejtur, e kishte bllokuar. I rraskapitur, 39-vjeçari përfundoi duke rrahur babanë e tij. Kur u pyetën nga agjentët, fqinjët thanë se ata as nuk e vunë re kthimin e djalit në shtëpinë e prindërve.