Të pakën 18 persona kanë humbur jetën në një shtëpi të moshuarish në Belgjikë pasi u infektuan me koronavirusi gjatë vizitës së “Babagjyshit”. Ky i fundit shkoi në azil për t’u dhënë moral banorëve me rastin e festave të fundvitit, por gjithçka u kthye në tragjedi.

Siç raportohet, 121 banorë dhe 36 punonjës jenë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të “Babagjyshit”, i cili vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se 18 nga personat që u sëmurën pas vizitës kanë vdekur deri më tani dhe se studimet laboratorike janë duke vazhduar për të përcaktuar burimin e saktë të virusit.

“Rezultatet e punës së kryer për të përcaktuar burimin e infeksioneve nuk kanë marrë fund ende. Tani për tani nuk është e mundur të dihet kush është burimi”, tha Wim Caeyers, kryetari bashkisë së qytezës Mol.

Më parë ishte raportuar se personi që vizitoi të moshuarit për t’ua ngritur moralin ishte i infektuar me COVID-19.

Mediat belge kishin raportuar se djali i një prej banorëve të azilit kishte veshur rroba të “Babagjyshit” dhe së bashku me disa të afërm, donte t’u jepte moral atyre, me çka disa ditë pas vizitës u paraqitën raste me COVID-19.