Tashmë kushdo mund të tentojë të ketë shërbimet e tij dhe kjo nuk është një ëndërr. Lionel Messi, një ndër futbollistët më të mëdhenj në botë është zyrtarisht një lojtar i lirë.

Dhe kjo ndodhi pikërisht 12 muaj pasi braktisi tentativën e parë për t’u larguar nga Barcelona.

Kontrata e yllit argjentinas përfundoi në mesnatë dhe pavarësisht bisedimeve disamujore ai ende nuk ka bërë ende një zgjatje të saj me katalanasit.

Bisedimet për kontratën e re vazhdojnë duke hedhur dyshimet se Messi mund të vendosë të qëndrojë ende në Camp Nou.