Lazio humbet Thomas Strakoshën për një dëmtim muskular. “Ju bëjmë të ditur se futbollisti Thomas Strakosha në takimin me Fiorentinën ka pësuar një traumë që përfshin rectus femoris të kofshës së djathtë – lexohet në komunikatën e klubit – Portieri i është nënshtruar menjëherë kontrolleve mjekësore e kurave të duhura e do të monitorohet në ditët e ardhshme për të përcaktuar një prognozë përfundimtare”.

Për shkak të ndonjë problemi fizik në fillim e pozitivitetit ndaj Covid më pas, Strakosha, që nga qershori, ka gabuar në disa ndeshje të rëndësishme (mbi të gjitha Atalanta-Lazio pas lockdown), duke humbur shumë të tjera. Reina përfitoi, por në shtëpinë bardhekaltër hierarkitë nuk janë përfundimtare.

Portieri kuqezi është kritikuar gjithnjë për mungesë kapaciteti për të komunikuar, përveç ndonjë pavendosmërie të tepërt në dalje. Edhe duke e vëzhguar Reinan portieri i kombëtares kuqezi mund të përmirësohet. 25 vjeç, Strakosha është një pasuri e klubit, motiv për të cilin do të vazhdojë të besohet tek ai. Strakosha, si titullar, është portieri i dytë më fitues i historisë së klubit (pas Marchegianit) e se, në moshën e tij, askush në historinë e Lazios nuk ka patur prezencat e tij në kampionat e në arenën ndërkombëtare.