Më 10 janar 2011, Barça festoi një nga arritjet e tyre më të rëndësishme – fryt i gati 20 viteve të punës së vështirë në akademinë e të rinjve të klubit. Gjithçka ishte bazuar në konceptet taktike të  Laureanos dhe të zhvilluar nga njerëz anonimë si Oriol Tort, Joan Vilà dhe Albert Benaiges, përpara se t’i jepej shtytja e tij përfundimtare me ardhjen e Johan Cruyff dhe më vonë i përsosur nga Guardiola. Atë ditë, në Cyrih, Messi, Iniesta dhe Xavi morën podiumin e “Topit të Artë”. Një arritje që shpërbleu punën e dhjetëra trajnerëve të futbollit Blaugrana, nga baza deri në qendër.

Të tre lojtarët, në shikim të parë kishin shumë pak gjëra të përbashkëta. Një argjentinas, që erdhi në Barcelonë në moshën 13 vjeç, për t’u bashkuar me një ekip “të rinjsh” cilësor. Brezi i ’87 kishte lojtarë si Cesc Fàbregas, Piqué dhe Víctor Vázquez. Pas vetëm 10 minutash vëzhgimi të fëmijës së ri Argjentinas të cilin Charly Rexach e kishte sjellë në stërvitje, trajneri Àlex García ishte plotësisht i bindur se lojtari duhej të qëndronte, shqetësimi i tij i vetëm ishte ku ta aktivizonte … Pas seancës së parë stërvitore, Messi ishte një zgjedhje e parë e padiskutueshme në ekip.

Andrés Iniesta mbërriti nga Albacete, me rekomandimin e skautit Germán Vaya, Mani, i cili ishte mahnitur duke parë atë duke luajtur në Plasencia. Ai ishte aq i impresionuar me të, sa që iu tha prindërve të mesfushorit: “Ju nuk keni nevojë për provë dhe asgjë të tillë, pranoheni direkt”. Andrés, vetëm 11 vjeç, hezitoi, por bëri hapin e madh duke kaluar tek akademia e Barcelonës. Përmes shumë lotësh dhe përpjekjesh, ai u bë një legjendë  e futbollit.

Ishte legjendari Oriol Tort i cili zbuloi Xavin – siç kishte bërë vite më parë me talente të tjerë si Guardiola , De la Peña , Puyol dhe Sergi. I njëjti që e donte Raul dhe Michel Salgado. “Në moshën 6 vjeç po e çoj te Barça, – i tha Tort Joaquim Hernández, trajnerit të ekipit, ku luante Xavi. – Është djali im, u përgjigj ai”. Dhe prej andej, filloi një rrugë, që Barça nuk mund ta harrojë kurrë.