Kurba e pandemisë në Shqipëri prej ditësh nuk ka qëndrueshmëri. Në 24 orët e fundit është ulur lehtë numri i rasteve të reja, ndërsa ka pësuar rritje numri i viktimave.

Rastet e reja– Janë kryer 2997 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.

Viktimat– Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: dy qytetarë nga Tirana, një nga Skrapari, Lushnja, Durrësi, Cërriku, Fieri dhe nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç.

Të shëruarit- Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale– Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.