Nën titullin “Bomba plas në shtator” media e portale të ndryshme kanë shpërndarë lajmin se, “ndonëse regjistrimi apo çdo veprim tjetër me pasuritë e paluajshtshme është në kolaps total, qeveria dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës po mundohet të fshihen pas gishtit.
Mijëra njerëz nuk marrin shërbime on line siç premtoi qeveria. Në shtator njerëzit kthehen nga pushimet dhe siuata pritet të jetë katastrofike…“…
Por, nuk ka munguar reagimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka dërguar një ekip për ta audituar në vend problematikën e adresuar nga mediat.
Duke marrë masa të menjëherëshme për të hetuar dhe korrigjuar problemet në sistemin e shërbimeve online në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, KLSH vlerëson si emergjencë shqetësimin e ngritur nga mediat.

Që “bomba të mos plasë në shtator” siç paralajmërojnë ato, një auditim i KLSH-së në Kadastër tani në gusht, për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit dhe transparencën, është për t’u përshëndetur.

E.N.