Tiranë – Mjeku i njohur anestezist, Mihal Kerci është infektuar me koronavirus ku sipas Shoqatës së Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë ai aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale.

 “Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal”, – thuhet në njoftim.

Kolegët i kanë uruar atij shërim sa më të shpejtë.

“Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte!”, – thuhet në njoftim.